Selia e Shenjtë: Ati i Shenjtë ndodhet në spital për disa kontrolle të planifikuara

Papa Françesku është shtruar në spital pasditen e së mërkurës. Selia e shenjtë në njoftimin e saj bën të ditur se Ati i Shenjtë është shtuar në spitalin Gemelli për disa kontrolle të planifikuara më parë.
Gjendja shëndetësore e Papa Françeskut duket nuk është e mirë, për rrjedhojë ai është dërguar në spital.
Por Selia e Shenjtë nga ana e saj thotë se bëhet fjalë për një check-up të parashikuar më herët. “Ati i Shenjtë ndodhet në spitalin universitar Gemelli që prej pasdites së mërkurës për disa kontrolle të planifikuara më parë”, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni .
Siç thuhet nga komunikata Papa Françesku, mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese. Rezultatet treguan se Françesku ka një infeksion të frymëmarrjes “që do të kërkojë disa ditë terapi mjekësore“, tha Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë Matteo Bruni.
Sipas mediave italiane stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar.
Përveç një interviste që Papa kishte caktuar në Vatikan pasditen e mërkurës, janë anuluar edhe seancat dëgjimore të tij, të planifikuara për ditën e enjte dhe të premte, në mënyrë që kontrollet të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




