SHBA paketë të re ndihme prej 300 milionë dollarësh për Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

SHBA njoftoi të mërkurën se do të dërgojë armatime dhe pajisje shtesë me vlerë 300 milionë dollarë në Ukrainë, për të ndihmuar Kievin të shmangë sulmet ajrore ruse.

Si pjesë e paketës, SHBA do t’i sigurojë Ukrainës për herë të parë raketa AIM-7 të drejtuara nga radarët.

Paketa do të përfshijë gjithashtu municione për sistemet ajrore pa pilot, sipas CNN.

Ukraina ka përdorur dronë më të vegjël komercialë për të hedhur granata dhe predha mortajash mbi trupat dhe pozicionet ruse nga lart.

Municioni shtesë i dronëve vjen në mes të një vale sulmesh me dron ndaj objektivave ruse ditët e fundit, duke përfshirë kundër ndërtesave të banimit në Moskë dhe dy rafinerive ruse të naftës në Rusinë jugore.

SHBA do t’i sigurojë Ukrainës gjithashtu raketa shtesë për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, njëra prej të cilave u dëmtua nga një raketë hipersonike ruse në fillim të këtij muaji, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore Avenger dhe sisteme shtesë kundërajrore Stinger.

SHBA ka dhënë më shumë se 37.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme