Shefi i të drejtave të Njeriut në OKB: Të ndalet dhuna dhe vrasjet në Bregun Perëndimor

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, ka dënuar ciklin e dhunës në Izrael dhe Bregun Perëndimor, ndërsa ka bërë thirrje që të ndalohen vrasjet.
“Operacioni i fundit në Bregun Perëndimor dhe sulmi i përplasjes me makina në Tel Aviv nënvizojnë në mënyrë shqetësuese një model shumë të njohur të ngjarjeve: se dhuna vetëm sjell më shumë dhunë”, tha Volker Turk në një deklaratë për mediat.
“Vrasja, gjymtimi dhe shkatërrimi i pronës duhet të ndalet,” shjegoi ai.
Ndërkaq, numri i të vdekurve ka arritur në 11 palestinezë nga operacioni izraelit në Bregun Perëndimor, transmeton Al Jazeera.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, një tjetër palestinez ka vdekur nga plagët e marra nga zjarri i lëshuar nga forcat izraelite në Jenin në Bregun Perëndimor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




