Shërbimi shëndetësor – Në Gjirokastër shërbime në banesa e zona të populluara nga turistët
Në këto ditë të nxehta vere, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër është angazhuar maksimalisht për të garantuar shërbim mjekësor të vazhdueshëm për të gjithë komunitetin. Stafi mjekësor ka zbarkuar në çdo lagje, rrugicë dhe fshat, duke ofruar vizita shtëpi më shtëpi, çka ka mundësuar evidentimin në kohë të shumë problematikave shëndetësore.
“Ne jemi në kohë pranë qytetarëve, për më tepër edhe spitali mos të ketë ngarkesë të madhe”, u shpreh Edi Sinojmeri, Drejtor i NJVKSH Gjirokastër.
Me shtimin e fluksit të turistëve vendas dhe të huaj në qytetin e gurtë, është rritur edhe përgjegjësia për ofrimin e kujdesit shëndetësor për këtë kategori. Qendra Shëndetësore Verore në Gjirokastër funksionon në kapacitet të plotë, 24 orë në ditë, duke u ardhur në ndihmë çdo vizitori që ka nevojë për ndihmë mjekësore.
“Ne ofrojmë shërbim shëndetësor qoftë për turistët ashtu dhe për turistët vendas”, tha ai.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i punës së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor është monitorimi i cilësisë së ujit të pijshëm. Çdo ditë kryhen kontrolle laboratorike mbi mostrat e ujit në rrjetet furnizuese, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për sigurinë mikrobiologjike dhe kimike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




