Sherr në Laprakë/ Godet me qytën e pistoletës 47-vjeçarin, arrestohet nga “Shqiponjat” autori

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një konflikt mes dy personave ka alarmuar policinë mbrëmjen e kaluar në zonën e Laprakës në Tiranë, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e uniformave blu ka bërë të mundur neutralizimin e situatës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në rrugën “Eshref Frashëri”, ku dy shtetas janë përfshirë në një konflikt. Sipas policisë, njëri prej tyre ka qenë i armatosur me një pistoletë që e mbante pa leje.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Kallari, 37 vjeç, banues në Krujë.

Sipas të dhënave të policisë, 37-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me qytën e pistoletës që mbante pa leje shtetasin A. M., 47 vjeç, banues në Laprakë.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar armën e zjarrit, krehrin dhe fishekët, të cilat dyshohet se i përkisnin 37-vjeçarit.

Ndërkohë, edhe 47-vjeçari është përfshirë në procedurat hetimore. Ndaj tij ka nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se nuk ka kallëzuar ngjarjen.

Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit prej personave të përfshirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme