Shfletuesi Chrome ka një problem kritik sigurie

Teknologji | 6 vite më parë

Google lançoi ditën e sotme një përditësim urgjent me Chrome 88 në Windows, Mac dhe Linux duke adresuar një problem sigurie me ndikim të lartë.

Pranë Google u raportua një problem sigurie në WebAssembly dhe motorin Javascript V8 nga hulumtuesi i sigurisë Mattias Buelens përmes të cilit hakerët mund të ekzekutonin kod në kompjuterin e një viktime. Google nuk hyri në detaje por tha se kishte dijeni se problemi i sigurisë po shfrytëzohej nga hakerët dhe përditësoi Chrome menjëherë.

Pavarësisht se ku dhe sesi problemi i sigurisë po shfrytëzohet, ju duhet të përditësoni shfletuesin Chrome menjëherë. Një problem i ngjashëm në 2019-ën kërkonte që përdoruesit të restartonin kompjuterin.

Në Vjeshtën e vitit të kaluar Google zbuloi 5 probleme kritike sigurie që po shfrytëzoheshin nga hakerët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme