Shijak, arrestohet 32 vjeçari. Kapet me armë pa leje, sekuestrohen dy automatikët dhe mbi 32 mijë euro
Specialistët e Hetimit të Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Shijak finalizuan operacionin e koduar “Baza”, të drejtuar kundër veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Duke u bazuar në të dhënat e inteligjencës policore, policia ka organizuar dhe ka kryer kontrolle në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan si provë materiale: dy armë zjarri automatike, dy krehra me nga 10 fishekë secili dhe shuma prej 32.500 eurosh.
Shtetasi A. I. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkaq, materialet procedurale u dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprimet e mëtejshme.
Njoftimi i plotë: Shijak/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Baza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baza”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, Shijak, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. I., 32 vjeç, banues në Shijak.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
2 armë zjarri automatike, 2 krehra me nga 10 fishekë secili, një shumë prej 32.500 eurosh.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. I., 32 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




