Shkodër, arrestohet 23-vjeçari për transport ilegal emigrantësh drejt Malit të Zi

Policia e Kufirit dhe Migracionit në Shkodër ka finalizuar operacionin e koduar “Transit 4”, duke goditur një rast tjetër të ndihmës së dhënë emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit.
Në kuadër të operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore. Ai u kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, shtatë shtetas të huaj – pesë nga Filipinet dhe dy nga Afganistani – të cilët synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.
Ndalimi u krye në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj. Automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët u sekuestrua.
Operacioni u organizua në vazhdim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës së shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative.
Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit 4”. Goditet një tjetër rast i dhënies së ndihmës emigrantëve nga vendet e treta për kalim të paligjshëm të kufirit.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi u kap duke transportuar me automjet 7 shtetas nga Filipinet dhe Afganistani, që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në Malin e Zi.
Sekuestrohet automjeti me të cilin po transportoheshin emigrantët.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit 4”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi L. M., 23 vjeç, banues në Urën Vajgurore.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan, në segmentin rrugor Vukpalaj–Aliaj, automjetin që drejtohej nga ky shtetas dhe me të cilin po transportoheshin, kundrejt pagesës, 7 shtetas të huaj, 5 nga Filipinet dhe 2 nga Afganistani, të cilët dyshohet se synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror me Malin e Zi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




