Shmangia e mjekut të familjes, problematika që prej vitesh shkakton fluks në spital
Paraqitja e fëmijëve të sëmurë pranë shërbimit të pediatrisë duke anashkaluar mjekun e familjes është një problematikë që prej vitesh krijon fluks artificial pranë këtij shërbimi. Situata është edhe më e rëndë në rastet kur ka shpërthime të virozave gjatë vjeshtës apo dimrit. Sipas mjekëve shpeshherë është ngritur zëri për këtë çështje, por ende nuk ka asnjë zgjidhje.
“99% e fëmijëve paraqiten tek ne dhe ky është një problem të cilin e kemi vënë në dukje disa herë, kjo krijon fluks sidomos në periudhat më të ngarkuara me viroza”, u shpreh Robert Rado, Shef i Shërbimit të Pediatrisë, Korçë.
Rado ka edhe një apel për prindërit.
“U bëjmë thirrje që fillimisht të paraqiten tek mjeku i familjes dhe është ai që duhet të vlerësoj se ku duhet të drejtohet”, tha mjeku.
Kjo kulturë e qytetarëve për paraqitjen e fëmijëve të tyre direkt pranë shërbimit të pediatrisë sipas mjekëve duhet të ndryshojë pasi në shumë raste pacientët nuk kanë simptoma të rënda dhe mund të kurohen lehtësisht edhe nga mjeku i familjes.
Gazetare: K. Koçi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




