Shpresë për të mbijetuar, dëgjohen tinguj pranë zonës ku u zhduk nëndetësja

Botë | 3 vite më parë

Ekipet e shpëtimit të cilët prej disa ditësh janë në kërkim të nëndetëses turistike Titan që po udhëtonte pranë rrënojave të Titanikut, kanë dëgjuar tinguj pranë zonës ku anija u zhduk.

Tingujt japin shpresë se ka të mbijetuar nga nëndetësja, ndonëse furnizimi me oksigjen sa vjen e pakësohet, kjo pasi sikurse është bërë e ditur që në fillim të zhdukjes së nëndetëses, oksigjeni ishte i mjaftueshëm për 40 orë.

“Tingujt u dëgjuan nga nëndetësja në intervale 30-minutëshe të martën .

Katër orë më vonë u përdor sonar shtesë dhe goditja u dëgjua ende. Tingujt vazhduan gjatë natës, dhe jo të gjithë u përshkruan si një “gungë“, thuhet në memorandumin e brendshëm të qeverisë amerikane, raporton CNN.

Nëndetësja e përdorur për të çuar njerëzit për të parë rrënojat e Titanikut u zhduk në Oqeanin Atlantik më 19 qershor. Pesë ishin që ndodheshin në këtë nëndetëse, të cilët kishin paguar për të parë rrënojat e Titanikut.

Nëndetëset e vogla herë pas here marrin turistë dhe ekspertë që paguajnë 250,000 dollarë për një vend në ekspeditën 8-ditore për të parë rrënojat.

Titaniku ndodhet 3,800 m nën sipërfaqen në fund të Atlantikut. Anija e pasagjerëve, e cila ishte anija më e madhe e kohës së saj, goditi një ajsberg në udhëtimin e saj të parë nga Southampton në Nju Jork në vitin 1912. Nga 2,200 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord, më shumë se 1,500 vdiqën. Titaniku është eksploruar gjerësisht që nga zbulimi i rrënojave në 1985.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme