Shtatë persona në gjendje kritike pas shpërthimit të gazit në qendër të Parisit

Botë | 3 vite më parë

Të paktën shtatë persona janë plagosur rëndë dhe 16 të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi masiv gazi në qendër të Parisit.

Fasada e një pallati ka rënë në rrugë dhe disa objekte kanë marrë flakë. Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje.

Një zyrtar i policisë tha se pjesa e përparme e ndërtesës u shemb në rrugë pas shpërthimit të madh ndërsa ministri i brendshëm francez Gerald Darmanin konfirmoi se zjarrfikësit ishin ne vendngjarje në Rue Saint-Jacques afër “Jardin Du Luxembourg” dhe Universitetit të Sorbonës citon BBC.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme