Skandali me subvencionet bujqësore – Dorëhiqen 3 anëtarë të qeverisë “Mitsotakis” në Greqi
Rritet presioni mbi qeverinë konservatore të Greqisë pas skandalit me subvencionet bujqësore evropiane që ka përfshirë vendin prej gati një viti, pasi të premten tre anëtarë të kabinetit dhanë dorëheqjen. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis riorganizoi kabinetin, duke emëruar Evangelos Tournas do të zëvendësojë Joannis Kefalogiannis si Ministër i Mbrojtjes Civile.
Margaritis Schinas, ish-nënkryetari i Komisionit Evropian do të pasojë në detyrë Kostas Tsiaras si Ministër i Zhvillimit Rural. Makarios Lazaridis, u emërua zëvendësministër i Zhvillimit Rural, duke zënë vendin e Kristos Kellas. Dorëheqjet erdhën pasi të enjten u bë e ditur se prokurorët evropianë po hetonin një numër gjithnjë e në rritje të politikanëve të partisë në pushtet në Greqi për shpërdorim të mundshëm të subvencioneve bujqësore të BE-së.
Zyra e kryeprokurorit evropian i kërkoi parlamentit grek heqjen e imunitetit të 11 deputetëve që dyshohet se janë përfshirë në atë skemë mashtrimi. Vitin e shkuar prokurorët evropianë ngritën akuza ndaj dhjetëra personave për mashtrim me dokumente përmes të cilave përfituan miliona euro nga subvencionet e BE-së dhe në qershor 2025 gjobiti me 392 milionë euro agjencinë greke që është përgjegjëse për shpërndarjen e atyre fondeve. Partitë e opozitës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e çdo ministri nën hetim.
Kryeministri Kiriakos Mitsotakis, i cili ka theksuar se mashtrimi filloi para se ai të vinte në pushtet në vitin 2019, është zotuar të çojë para drejtësisë të gjithë përfituesit e paligjshëm dhe t’u rimarrë fondet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




