Skulptura e bërë me mbetje plastike ekspozohet në Nju Jork

Skulptura “Earth Poetics” e bërë me mbetje plastike është ekspozuar në një qendër tregtare në Nju Jork.
Vepra është punim i artistes izraelite Beverly Barkat.
Ndërsa duket sikur është bërë nga panele të bukura qelqi me njolla, në fakt, skulptura në formë globi është bërë nga mbeturina.
Përafërsisht 4 metra në diametër, globi përbëhet nga qese plastike, gota, rrjeta peshkimi, shishe dhe forma të tjera të mbeturinave plastike të mbledhura nga oqeanet, malet, pyjet dhe vende të tjera të botës.
Ai u vendos në Nju Jork me rastin e 50-vjetorit të Ditës Botërore të Mjedisit, të promovuar nga OKB-ja.
Ideja për skulpturën i erdhi Barkatit pasi pa një dokumentar për ndotjen plastike. E nxitur në veprim nga skenat e tmerrshme që shihen në film, artistja ka filluar të mbledhë mbetje plastike nga mjedisi i saj. Ndërsa projekti përparonte, ajo u ndihmua nga një komunitet konservatorësh nga gjashtë kontinente.
Pavarësisht se është një vepër e jashtëzakonshme arti, kjo skulpturë shërben si një kujtesë e nevojës për të reduktuar në mënyrë drastike mbetjet për të ruajtur bukurinë natyrore dhe shëndetin e planetit tonë.
“Earth Poetics” u shfaq premierë në Akuariumin Gottesman Family Israel në Jerusalem në 2022.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




