Sllovenia bëhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit

Botë | 3 vite më parë

Sllovenia është bërë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit pasi arriti t’i sigurojë 153 vota nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Në reagimin e saj, ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, ka theksuar se sot është një ditë e madhe për Slloveninë.

“Sot është një ditë e madhe për Slloveninë, ne jemi zgjedhur anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë diplomatja Tanjan Fajon.

Sipas saj, ky rezultat ka ardhur për shkak të punës së palodhur të diplomacisë së shtetit slloven.

“Jam krenar për rezultatin e jashtëzakonshëm, i cili është fryt i punës së palodhur. Ne morëm 153 vota në raundin e parë. Faleminderit të gjithëve që mbështetët kandidaturën tonë”, ka përfunduar Fajon.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme