Stoltenberg: Aleatët e NATO- s do ftojnë Ukrainën të bashkohet me aleancën kur të plotësohen kushtet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleanca do të ftojë Ukrainën që t’i bashkohet, por kur të plotësohen kushtet. Deklaratën Stolteberg e bëri gjatë fjalës së tij në samitin e NATO-s në Vilnius, ku gjithashtu njofton se rruga e anëtarësimit të Ukrainës do të ndryshojë nga një proces me dy hapa në një proces me një hap.
“Kjo është një paketë e fortë për Ukrainën dhe një rrugë e qartë drejt anëtarësimit të saj në NATO,” tha Stoltenberg.
Ai njoftoi gjithashtu edhe mbi një program të ri ndihme shumëvjeçare për të ndihmuar Ukrainën të kalojë nga epoka sovjetike në standardet e trajnimit të NATO-s.
Ai theksoi se do të formohet një këshill i ri NATO-Ukrainë, ku ata do të “takohen si të barabartë”. Takimi inaugurues do të jetë të mërkurën (12 korrik” me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund të marrë dekada për t’u arritur, por Kievi dëshiron një afat kohor shumë më të shpejtë. Presidenti Zelensky tha se vonesa për anëtarësimin e Ukrainës është “e paprecedentë dhe absurde”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




