Sulm me armë në një ceremoni diplomimi në SHBA, 2 të vrarë dhe 5 të plagosur

Botë | 3 vite më parë

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën gjatë një ceremonie diplomimi të shkollës së mesme në Richmond, Virxhinia në SHBA.

Ngjarja ndodhi në mjediset e jashtme të Teatrit “Atria” kur po zhvillohej ceremonia e diplomimit të shkollës së mesme “Huguenot”. 

Viktima mbetën një 18-vjeçar i cili ishte pjesë e klasës së maturantëve dhe babai i tij 36-vjeçar.

Një 19-vjeçar është marrë në paraburgim si autor i dyshuar, tha shefi i policisë të Richmond, Rick Edwards, sipas BBC.

Si pasojë një tjetër diplomim i planifikuar për të martën u shty dhe të gjitha klasat janë anuluar të mërkurën.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme