Sulmet me dron në Moskë, Putin: Akt terrorist, Kievi po na provokon

Botë | 3 vite më parë

Një sulme me dron në rajonin e Moskës ka shkaktuar sërish akuza mes Rusisë dhe Ukrainës. 8 dron goditën Moskën, ku Rusia fajësoi Ukrainën, or kjo e fundit ka mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë.

Putin tha se mbrojtja ajrore e qytetit funksionoi normalisht, ndërsa tha se sulmet me dron ishin një përgjigje ndaj sulmeve të fundit ruse kundër infrastrukturës ukrainase.

“Kiev zgjodhi rrugën e frikësimit të qytetarëve rusë dhe sulmeve ndaj ndërtesave të banimit,” tha Putin.

Sulmet në Moskë ndodhën pak pas shpërthimeve në Kiev, ku 31 dron sulmuan infrastrukturën dhe shkaktuan një viktimë dhe 3 të plagosur.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se sulmet do të kishte shkaktuar më shumë dëme nëse nuk do ishin sistemet moderne të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin i quajti sulme me dron në rajonin e Moskës një “shenjë të qartë të aktivitetit terrorist”.

“Ne jemi të shqetësuar për përpjekjet për të shkaktuar një përgjigje nga Rusia. Duket se kjo është ajo që ata duan. Kievi po provokon. Ne do të shohim se çfarë të bëjmë për këtë. Sistemi i mbrojtjes ajrore të Moskës funksionoi në mënyrë të kënaqshme. Megjithatë, ka ende punë për të bërë për ta përmirësuar atë,” tha Putin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme