Sulmet ruse në zonat e banuara në Kherson vrasin 3 persona, mes tyre një 5-vjeçar

Botë | 4 vite më parë

Tre persona, mes tyre një fëmijë 5-vjeçar u vranë në një fshat pranë qytetit jugor të Khersonit pasi bombardimet ruse në rajonin Kherson duket se janë intensifikuar, sipas zyrtarëve ukrainas. Dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e sulmeve, raporton CNN.

“Të mërkurën pasdite me orën lokale, forcat ruse kishin qëlluar mbi një fshat në rrethin Kherson. Një prej predhave goditi pranë një dyqani ku banonin banorët vendas, duke vrarë një djalë pesëvjeçar dhe dy burra. Një tjetër burrë dhe një djalë u plagosën”, tha zyra e prokurorit të rajonit Kherson.

Më herët të mërkurën, Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, deklaroi se Rusia “ka kryer 79 sulme, duke lëshuar 406 predha nga artileria e rëndë, Grad MLRS [raketat e shumëfishta lëshimi], tanket, UAV-të dhe avionët” dhe shtoi se objektivat ishin zonat e banuara.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme