Sulmi me thikë në Dublin, protestuesit përleshën me policinë

Botë | 3 vite më parë

Përleshje të dhunshme shpërthyen mes policisë dhe protestuesve në pjesën qendrore të Dublinit, Irlandë, të enjten(34 nëntor) pas një sulmi me thikë në kryeqytet më herët gjatë ditës, duke lënë të plagosur tre fëmijë dhe dy të rritur.

Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe plaçkitën dyqanet në Dublin dhe tre fëmijë u plagosën nga një sulm me thikë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të një shkolle.

Dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur, në mesin e të cilëve një grua dhe i dyshuari për sulmin, u dërguan në spital pas incidentit, rreth orës 13:30.

Policia e përshkroi sulmuesin si një burrë rreth të pesëdhjetave ndërsa reagimet në mediat sociale për kombësinë e tij nxitën trazirat pas sulmit.

Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej “Jeta e irlandezve është e rëndësishme” ndërsa valëvitnin flamuj irlandezë në një lagje të kryeqytetit në të cilën banojnë një komunitet i madh emigrantësh.

Motivi i sulmit ende nuk dihet, por policia theksoi se nuk e konsideron si ngjarje terroriste. Këto trazira u konsideruan si më të rëndat në Dublin ndër vite.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme