Sulmohet në Kanë “Miss Venezuela 2025”, publikon videon me fytyrën e përgjakur, akuzon stilistin e njohur

Lifestyle | 5 muaj më parë

Modelja dhe mbretëresha e bukurisë së Venezuelës Andrea del Val ka tronditur rrjetin pasi publikoi pamje të rënda nga një hotel në Kanë, ku pretendon se është sulmuar fizikisht nga stilisti i njohur Giovanni Laguna gjatë aktiviteteve të Festivalit të Filmit në Kanë.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Del Val shihet me fytyrën e mbuluar me gjak, ndërsa dhoma e hotelit duket e shkatërruar pas përplasjes së dyshuar. Ajo dëgjohet duke thënë në spanjisht: “Shikoni çfarë më bëri Giovanni Laguna”.

Sipas mediave ndërkombëtare, mysafirët e hotelit njoftuan policinë pasi dëgjuan britma dhe shenja të një konflikti fizik. Laguna u shoqërua më pas nga autoritetet franceze për t’u marrë në pyetje lidhur me incidentin. Deri tani nuk është konfirmuar nëse ndaj tij janë ngritur akuza zyrtare.

Giovanni Laguna njihet në Amerikën Latine si stilist i figurave publike dhe konkurenteve të spektakleve të bukurisë. Raportohet se Del Val mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme