Të dielën ndryshon ora/Akrepat kthehen 60 minuta pas, kalohet nga ora diellore në atë dimërore

Lifestyle | 31 minuta më parë

Në orën 03:00 të mëngjesit të së dielës (25 tetor), akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar kalimin nga ora verore në atë dimërore. Ky ndryshim bëhet çdo vit të dielën e fundit të tetorit, kur ora kalon nga 03:00 në 02:00.

Në Europë, ndryshimi sezonal i orës u përcaktua me një direktivë në vitin 1980, e cila u zbatua në vitin 1981. Prej vitesh, Bashkimi Europian diskuton mundësinë e heqjes së këtij sistemi.

Në vitin 2019, Parlamenti Europian mbështeti propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit sezonal të orës, por zbatimi i tij kërkon një qëndrim të përbashkët të shteteve anëtare. Deri më tani, nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare për këtë çështje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme