Tension dhe gaz lotsjellës në marshimin në Selanik kundër krijimit të universiteteve joshtetërore

Studentët në qytete të ndryshme Greqisë janë ngritur në protestë kundër krijimit të universiteteve jo shtetërore.
Në Selanik, protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes studentëve dhe efektivëve të policisë.

Të rinjtë kanë qëlluar me gurë policët, ndërsa u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave në shenjë revolte. Policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, por shumica e të rinjve ishin përgatitur me maska antigaz.

Kritikët e ligjit për arsimin thonë se ai shkel parimet kushtetuese për edukimin e lartë. Ligji përcakton kur lejohet të hapen degët e reja të universiteteve të huaja, institucioneve jofitimprurëse dhe si mund të hyhet në partneritet me institucionet lokale.
Megjithëse Neni 16 i Kushtetutës së Greqisë thekson se institucionet e edukimit të lartë në vend duhet të jenë publike, Ministria e Arsimit përdor një vendim të vitit 2020 nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, që lejon ngritjen e universiteteve private.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




