Tensione në Jerusalem/ “Marshi i Flamurit” kthehet në arenë përleshjes

Mijëra izraelitë të ekstremit të djathtë u mblodhën në Jerusalem për marshimin vjetor të “Ditës së Flamurit”, i cili u zhvillua këtë vit mes tensioneve në rritje.
3,200 personel sigurie ishin në gatishmëri për paradën. Marshi i Flamurit, një rit i cili përkujton pushtimin e Jerusalemit Lindor në luftën gjashtë ditore të vitit 1967, solli një numër të lartë pjesëmarrësish që shkaktuan përplasje në kufirin Gaza-Izrael.
Mijëra izraelitë valëvitën flamujt me Yllin e Davidit në qytetin e vjetër të Jerusalemit, në një kohë tensionesh të larta në rajon.
Në shënjestër të këtyre përplasje u vunë edhe gazetarët, të cilët u përballën me dhunë dhe thirrje raciste.
Marshi i diskutueshëm ka shkaktuar përleshje të dhunshme vitet e fundit, duke përfshirë një konflikt 11-ditor midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza në maj 2021.
Për myslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë të Islamit. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




