Tensionet në Lindjen e Mesme, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar jep alarmin për ndikimin te miliona njerëz

Lindja e Mesme | 1 orë më parë

Kryqi i Kuq bëri thirrje të martën për përshkallëzimin urgjent të situatës në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar se vijimi i luftimeve do të ishte katastrofik për dhjetëra miliona civilë. Lufta në Jemen, ku koalicioni ushtarak i mbështetur nga Arabia saudite mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të atij vendi kundër rebelëve Huthi që mbështeten nga Irani, u rindez në muajin  korrik, pak kohë pas shpërthimit të konfliktit më të gjerë rajonal që ka tronditur tregjet e energjisë dhe ka zhytur lindjen e mesme në krizë.

Civilët po paguajnë një çmim të papranueshëm për shkak të operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme. Humbjet e jetëve, plagosjet dhe shkatërrimi që u shënuan gjatë ditëve të fundit në Arabinë Saudite janë një tjetër shembull e pasojave shkatërruese që armiqësitë kanë tek civilët. Në Jemen, përmasat e humbjeve të jetëve, zhvendosjeve dhe dëmeve që ka pësuar infrastruktura civile janë në nivele alarmate.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, po goditet vazhdimisht infrastruktura civile dhe çdo ditë ka viktima, u shpreh presidentja e komitetit ndërkombëtar të kryqit të kuq, pasi Huthët kanë goditur objekte të naftës në Arabinë Saudite, eksportuesja më e madhe në botë e këtij produkti, si dhe kanë ndërmarrë një sërë sulmesh vdekjeprurëse ndaj aeroportit të Riadit.

Ndër të tjera, presidentja e komitetit ndërkombëtar të kryqit të kuq bëri thirrje që civilët dhe objektet civile të mos jenë më shënjestër e sulmeve, dhe që palët në një konflikt të dallojnë mes civilëve dhe shënjestrave ushtarake.

Sulmet ndaj porteve, aeroporteve dhe infrastrukturës jetësore rrezikojnë të kenë pasoja tejet të rënda tek komunitetet që varen nga to. Një intensifikim i mëtejshëm i armiqësive do të jetë katastrofik për miliona persona. Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për c‘tensionimin e situatës dhe mbrojtjen e civilëve, u shpreh Spoljaric.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme