The Wall Street Journal: Ekonomia ruse drejt kolapsit, lufta dobësoi të ardhurat

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Moskës po e çojnë ekonominë ruse drejt kolapsit, parashikohet në një analizë në “The Wall Street Journal”.
Ndërsa lufta vazhdon në vitin e saj të dytë dhe sanksionet perëndimore goditen të ardhurat e qeverisë ruse, ekonomia e saj ka gjasa të jetë në prag të një kolapsi.
Pjesa më e madhe e përkeqësimit të perspektivës ekonomike në vend, rrjedh nga një bast i keq vitin e kaluar nga Putini, i cili besonte se mund të përdorte furnizimet ruse të energjisë për të kufizuar mbështetjen e Evropës Perëndimore për Ukrainën.
“Si rezultat, të ardhurat e qeverisë nga energjia u përgjysmuan në dy muajt e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa deficiti buxhetor u zgjerua”, sipas WSJ.
Hendeku tatimor arriti në 34 miliardë dollarë në dy muajt e parë, ekuivalent me më shumë se 1,5 % të prodhimit të përgjithshëm ekonomik (PBB) të vendit. Kjo po e detyron Moskën të zhytet më thellë në fondin e saj të pasurisë sovrane, një nga tamponët e saj kryesorë kundër krizës.
Rubla ka rënë me më shumë se 20% kundrejt dollarit që nga muaji nëntor. Fuqia punëtore është tkurrur pasi të rinjtë dërgohen në front ose largohen nga vendi nga frika se mos rekrutohen. Pasiguria ka frenuar investimet e biznesit.
“Ekonomia ruse po hyn në një regresion afatgjatë”, tha Alexandra Prokopenko, një ish-zyrtare e bankës qendrore ruse që u largua nga vendi menjëherë pas pushtimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




