Tiranë/ Ndërtonte objekte pa leje dhe hidhte në lumë inertet, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Tiranës ka goditur një rast të krimeve kundër mjedisit. Një 43-vjeçar është arrestuar nga blutë e kryeqytetit në kuadër të operacionit “Bazamenti”, pasi akuzohet se ka ndërtuar pa leje një objekt, konkretisht një kapanon, ndërsa kishte nisur edhe punimet për një tjetër objekt pa leje.
Po ashtu, policia bën me dije se punimet e ndërtimit, 43-vjeçari i hidhte në lumin e Tiranës, dhe si pasojë, shkaktonte ndotje.
“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Bazamenti”, për goditjen e një rasti të krimeve kundër mjedisit.
Kishte ndërtuar pa leje, një objekt dhe kishte nisur të ndërtonte, gjithashtu pa leje, një tjetër, arrestohet 43-vjeçari.
Ai gjithashtu kishte ndotur lumin e Tiranës, pasi shkarkonte aty, mbetjet (inerte) nga punimet e ndërtimit.
Gjatë kontrolleve të kryera në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, kryesisht në afërsi të sipërfaqeve ujore, të cilat mund të shfrytëzohen ilegalisht, për marrje inertesh, me qëllim ndërtimi, ose mund të ndoten nga hedhja e mbetjeve të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 konstatuan në rrugën “Myslym Keta”, një rast në këtë fushë.
Për rastin, në kuadër të operacionit “Bazamenti”, si dhe si rezultat i hetimeve, u vu në pranga shtetasi L. K., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar 1 objekt pa leje (kapanon). Nga verifikimet rezultoi se ai kishte filluar punimet për ndërtimin e një objekti tjetër, gjithashtu pa leje. Më tej rezultoi se mbetjet nga punimet e ndërtimit, 43-vjeçari i hidhte në lumin e Tiranës, dhe si pasojë, shkaktonte ndotje.
Kontrollet, me objektiv konstatimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijojnë”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



