Tradita e ëmbël e Përmetit, Eftali Qerimi ruan glikotë brez pas brezi me shije të reja
Qyteti i Përmetit nuk është i njohur vetëm për shumëllojshmërinë e trëndafilave, por edhe për glikotë tradicionale, që me ëmbëlsinë dhe shijen e tyre pasqyrojnë mikpritjen dhe shpirtin bujar të këtij qyteti.
Eftali Qerimi është një nga mjeshtre e artit të glikove, e njohur për pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj kësaj tradite. Pas katër dekadash, ajo vazhdon të krijojë shije të reja dhe inovative.
“Jemi duke përpunuar glikonë e portokallies, qitros dhe greipfrutit. Është periudha kur bëhen të gjitha frutat dhe më pas vjen një pauzë dhe në muajin prill fillon sezoni”, tha amvisa.
Eftali, ndonëse është e nderuar dhe e vlerësuar nga komuniteti i saj, thotë se kënaqësia më e madhe është kur punën e saj e vlerësojnë edhe të huajt.
“Gjithashtu me turistët kemi qenë shumë të kënaqur, ata vijnë që muajin mars dhe deri në muajin tetor janë gjithmonë të pranishëm këtu. Ne hapim shumëllojshmëri glikosh dhe i flasim për procesin teknik që ne kryejmë”, tha ajo.
Ndërkohe që shija e glikove të Eftalisë është bërë e njohur për shumëkënd, ajo vazhdon të mbetet përplot pasion dhe përkushtim. Çdo herë që ajo përgatit një gliko, ajo krijon një pjesë të historisë, një pjesë të trashëgimisë që po të ruhet.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




