Tradita shqiptare dhe turistët, Rama: Vizitorët shijojnë mbrëmjet shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të nisë ditën me një mesazh kushtuar vizitorëve dhe eksperiencave që lidhen me traditat shqiptare.
“Mirëmëngjesi dhe me energjinë e vizitorëve, pasi kanë shijuar mbrëmjet tradicionale shqiptare në Albanian Night, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Shqipëria vijon të jetë një destinacion i kërkuar turistik, ndërsa promovimi i kulturës dhe traditave vendase shihet si një mënyrë për t’u ofruar turistëve një përvojë përtej bukurive natyrore dhe destinacioneve bregdetare.
Përmes pamjeve të publikuara, Rama ka përcjellë atmosferën e mbrëmjeve tradicionale, duke e shoqëruar atë me një urim për një fundjavë të mbarë. Mesazhi i tij vë theksin te energjia e vizitorëve dhe te përjetimi i traditave shqiptare gjatë qëndrimit të tyre në vend.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




