Trazirat në Francë, grabitet dyqani i armëve, Marseja mes frikës dhe dhunës

Botë | 3 vite më parë

Një dyqan armësh në Marsejë ishte në mesin e një numri biznesesh të grabitura gjatë trazirave të së premtes mbrëma, mes frikës së dhunës në rritje dhe plaçkitjeve të tjera të shtunën.

Rreth 30 të rinj hynë në dyqan dhe vodhën të paktën katër pushkë gjuetie, raportojnë mediat lokale.

Asnjë municion nuk u vodh dhe një person u arrestua me pushkë, tha policia, e cila tani po ruan dyqanin. Incidenti ndodhi gjatë natës së katërt radhazi të dhunës në Francë.

Trazira të dhunshme janë zhvilluar në të gjithë vendin, të shkaktuara nga vrasja e një djali 17-vjeçar nga një oficer policie të martën.

Trazirat kanë prekur edhe qytetet të tjera përfshirë Parisin, gjithashtu trupa policie shtesë po dërgohen në Lion pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për mbështetje citon BBC.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme