Trazirat në zgjedhjet e 2020-s, shpallet fajtore ish-avokatja e Donald Trump

Një nga ish-avokatet e Donald Trump është shpallur fajtore pasi akuzohet për përpjekjet e saj për të ndihmuar në përmbysjen e zgjedhjeve të vitit 2020.
Avokatja e fushatës së ish-presidentit, Jenna Ellis, u deklarua fajtore, edhe pse mohoi përfshirjen e saj në përpjekjet e paprecedentë të Donald Trump për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.
“Nëse do ta dija atëherë atë që di tani, do të kisha refuzuar të përfaqësoja Donald Trump në këto çështje. E shikoj këtë përvojë me keqardhje të thellë” tha Ellis, me zërin e saj që dridhej herë pas here.
Ndërkaq, një tjetër ish-avokat i Donald Trump, Michael Cohen është shpallur më herët fajtor dhe është dënuar për nëntë krime federale, duke përfshirë mashtrimin e taksave, gënjeshtrat ndaj Kongresit dhe shkeljet e financimit të fushatës dhe përpjekjen për të blerë heshtjen e dy grave që kërcënuan të dilnin publikisht me lidhjet e supozuara të së kaluarës me Trump pak para zgjedhjeve të 2016-ës.
Nga ana e tij, Trump i ka mohuar akuzat dhe aferat për të cilat akuzohet ndërsa e ka quajtur Cohenin, gënjeshtar teksa hyri sot në sallën e gjyqit, transmeton CNN.
“Ai është një gënjeshtar i provuar. Ai është kriminel”, është shprehur Trump.
Cohen tha se pavarësisht se u deklarua fajtor për gënjeshtrat ndaj Kongresit, “besueshmëria ime nuk duhet të vihet në pikëpyetje”, sepse ajo është bërë “nën drejtimin, në bashkëpunim me dhe për të mirën e Donald J. Trump”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




