Turistët “pushtojnë” kalanë e Gjirokastrës, 48 mijë vizitorë vetëm në korrik
Edhe në këto ditë të nxehta gushti, të shumtë janë turistët që preferojnë të ndalen në qytetin e Gjirokastrës dhe të vizitojnë një nga monumentet më të veçanta të qytetit.
Ata thonë se kalaja është e mrekullueshme dhe u ka pëlqyer arkitektura dhe ndërtimi saj.
“Jam nga Gjermania. Më pëlqen stili, arkitektura, çdo gjë që kjo kala ka. Është hera e parë që po vij dhe po më pëlqen jashtëzakonisht shumë”, tha turisti.
“Vij nga Franca. Është një monument i veçantë dhe shumë i bukur, pamja që të ofron është magjike. Do të qëndroj dy ditë në këtë qytet. E kam parë në rrjete sociale, kam lexuar dhe vendosa ta vizitoj. Do t’ua rekomandoj edhe miqve të mi, pasi është një qytet që ia vlen ta vizitosh”, shprehet turisti.
Kalaja e Gjirokastrës dhe pamja piktoreske e saj po ngjall shumë kuriozitet te vizitorët ,duke bërë të mundur që interesi për historinë dhe kulturën që ky qytet mbart të jetë i lartë.
Gazetare: L. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





