Turizëm në Alpet shqiptare – Thethi, destinacioni më i kërkuar i turizmit malor 2025

Aktualitet | 1 vit më parë

Zonat e mbrojtura të qarkut të Shkodrës, edhe këtë sezon veror, po tërheqin një numër gjithnjë e më të madh turistësh vendas dhe të huaj. Veçanërisht destinacionet malore po shënojnë rritje të ndjeshme të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas drejtuesve të Administratës së Zonave të Mbrojtura për rajonin e Shkodrës, Parku Kombëtar i Alpeve, me qendër Thethin, mbetet destinacioni më i kërkuar, sidomos nga turistët e huaj

“Kemi rritje 7-10 % të turistëve në zonat e mbrojtura, ku Thethi mban pjesën më të madhe. Turistët shfrytëzojnë edhe shtigjet që lidhin Thethin me Valbonën, Kelmendin apo Malin e Zi”, tha Tonin Macaj, përgjegjës i Shërbimit të Menaxhimit AdZM Shkodër.

Po sipas ADZM-së, situata e krijuar në muajin korrik ne Theth nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nuk ka ndikuar në uljen e frekuentimit të kësaj zone malore me potencial të lartë turistik

“I dëgjon të gjitha gjuhët e botës në Theth. Në syrin e kaltër ka 1500-2000 veta në ditë”, tha ai.

Pasuritë natyrore të këtyre zonave janë të lidhura ngushtë me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke krijuar bazat kryesore për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në veri të vendit.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme