Ukraina i futi në listën e zezë bankën, Hungaria mund të ndalojë sanksione të BE-së kundër Rusisë

Botë | 4 vite më parë

Një zyrtar hungarez thotë se do të ishte shumë e vështirë për Hungarinë t’i bashkohet raundit të ardhshëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, pasi Ukraina futi në listën e zezë një bankë hungareze, sipas CNN.

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó e përshkroi masën e Agjencisë Kombëtare të Ukrainës për Parandalimin e Korrupsionit (NAZK) për të përfshirë Bankën Hungareze OTP në listën e saj të “sponsorizuesve ndërkombëtarë të luftës” si “të egër”. 

Ai shtoi se “për sa kohë që OTP të qëndrojë në këtë listë, do të jetë shumë e vështirë për ne që të hyjmë në negociata për paketën e njëmbëdhjetë të sanksioneve dhe do të jetë shumë e vështirë për ne të negociojmë kufizime ekonomike që kërkojnë sakrifica shtesë. ”

Në një  deklaratë në fillim të këtij muaji, NAZK tha se vendimi për të klasifikuar OTP bank si një sponsor ndërkombëtar i luftës ishte “për shkak të pozicionit të menaxhimit t të bankës për të vazhduar operacionet në Rusi”, si dhe “njohjes nga banka të të ashtuquajturit Donetsk dhe “Republikat Popullore” të Luhanskut.

Ministri i Jashtëm hungarez hodhi poshtë pretendimet e Kievit të hënën, duke thënë se si banka më e madhe e Hungarisë, “OTP nuk ka shkelur asnjë ligj ndërkombëtar. Veprimet e saj janë plotësisht në përputhje me të gjitha llojet e pritshmërive dhe legjislacionit.”

Szijjártó tha gjithashtu se vendosja e bankës “në listën e sponsorëve ndërkombëtarë të luftës është e papranueshme dhe skandaloze”.

Zyrtari tha gjithashtu se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë këtë çështje të hënën në Bruksel në një takim të planifikuar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme