Ukraina shënon përvjetorin e çlirimit të Buçës, Zelensky: Do ndëshkojmë çdo autor

Botë | 4 vite më parë

Ukraina ka përkujtuar këtë të premte (31 mars) përvjetorin e çlirimit të Buçës. Presidenti Volodymyr Zelensky me anë të një postimi në Twitter, paralajmëroi ndëshkimin e trupave rus që vranë ukrainasit e pafajshëm.

Gjatë 33 ditëve okupim nga Rusia, u vranë më shumë se 1400 qytetarë ukrainas, përfshi 37 fëmijë. Presidenti Zelensky bën me dije se më shumë se 175 persona u gjetën në varreza masive dhe dhoma torture.

“Buça. 33 ditë okupim. Më shumë se 1,400 vdekje, përfshirë 37 fëmijë. Më shumë se 175 njerëz u gjetën në varreza masive dhe dhoma torture. 9000 krime lufte ruse. 365 ditë që kur u bë një qytet i lirë ukrainas edhe një herë. Një simbol i mizorive të ushtrisë së vendit pushtues. Nuk do të falim kurrë. Ne do të ndëshkojmë çdo autor”, tha Zelensky.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme