Ukraina thirrje vendeve afrikane: Hiqni dorë nga neutraliteti në luftën ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba iu ka bërë thirrje vendeve afrikane që të heqin dorë nga neutraliteti në luftën kundër Rusisë
Duke folur në Addis Ababa, kryeqyteti i Etiopisë, Kuleba tha se Ukraina është e zemëruar që disa vende afrikane zgjodhën të abstenonin dhe i bëri thirrje atyre t’i japin Ukrainës mbështetje diplomatike përballë agresionit rus.
“Neutraliteti nuk është zgjidhja. Duke qenë neutral ndaj agresionit rus kundër Ukrainës, ju projektoni neutralitet ndaj shkeljeve të kufijve dhe krimeve masive që mund të ndodhin shumë pranë jush”, ka deklaruar Kuleba, transmeton Al Jazeera.
Rusia ka ndërtuar një prani të konsiderueshme në disa pjesë të Afrikës, ku kontraktori ushtarak privat rus Ëagner është aktiv dhe së fundmi ka mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake me Afrikën e Jugut. Rusia planifikon të mbajë samitin Afrikë-Rusi në muajin korrik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




