Ukraina: Trupat ruse s’lejojnë stafin e centralit bërthamor të Zaporizhzhias të evakuohen me familjet e tyre

Botë | 4 vite më parë

Ushtarët rusë po pengojnë punonjësit e centralit bërthamor të okupuar të Zaporizhzhias që të evakuojnë një qytet aty pranë të vijës së frontit me familjet e tyre.

 “Në Enerhodar, pushtuesit rusë organizuan një të ashtuquajtur “evakuim” për anëtarët e familjeve të punonjësve të NPP Zaporizhzhia – megjithatë punonjësit e termocentralit nuk lejohen të largohen nga qyteti”, u shpreh në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Autoritetet e mbështetura nga Rusia kanë urdhëruar evakuimin e mijëra civilëve përgjatë frontit jugor, ndërsa ndodhet afër kundërofensivës ukrainase.

Enerhodar, ku jeton shumica e stafit të centralit bërthamor, ishte në mesin e 18 vendbanimeve, banorët e të cilëve u evakuuan gjatë fundjavës.

Të evakuuarit u transferuan në qendra rekreacioni dhe hotele në qytetet jugore të Berdiansk dhe Kyrylivka, ndërsa të tjerët u dërguan në rajonin e Rostovit të Rusisë.

Pozicioni i uzinës në vijën e parë do të thotë se granatimet në qytetet përreth dhe afër objektit janë të zakonshme, transmeton CNN. 

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ngriti përsëri shqetësime në fillim të kësaj jave për sigurinë në termocentral, duke e përshkruar situatën si “gjithnjë e më të paparashikueshme”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme