Ushtria izraelite: Zbulohet një nga depot më të mëdha të armëve në Gaza

Ushtria izraelite tha se ka zbuluar një depo të madhe armësh pranë një spitali dhe një shkolle në veri të Rripit të Gazës.
“Në Rripin e Gazës u gjetën qindra granata dhe predha antitank me raketa, dhjetëra raketa antitank, dhjetëra pajisje shpërthyese, raketa me rreze të gjatë veprimi, dhjetëra dronë, njoftoi të mërkurën ushtria.
Kjo ishte një nga depozitat më të mëdha të armëve që ishte zbuluar ndonjëherë në Rripin e Gazës.
Armët ishin marrë nga ushtarët, disa ishin duke u hetuar më tej, ndërsa të tjerët ishin asgjësuar direkt në vend.
“E gjithë infrastruktura e terrorit ishte e vendosur pranë ndërtesave të banimit në zemër të popullatës civile. Kjo është dëshmi e mëtejshme e përdorimit cinik të banorëve të Gazës si mburoja njerëzore nga organizata terroriste Hamas”, tha zëdhënësi.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




