Ushtria ukrainase: Rusia ka dështuar me kundërofensivat e saj

Botë | 4 vite më parë

Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se Rusia nuk ia ka dalë sot me kundërofensivat e saj. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Ukrainase ofensiva ruse është e përqendruar në katër pjesë të ndryshme të rajonit të Donetskut, me “betejat më të ashpra” në qytetet Bakhmut dhe MariinkaRusia kreu veprime sulmuese të pasuksesshme në Bakhmut dhe në zonat Avdiivka dhe Mariinka.

Forcat ruse pohuan më herët të mërkurën se kishin marrë fshatin Kamianka, në veri të Avdiivka, ku forcat ukrainase janë rrethuar nga tre anët për disa muaj.

Më në jug, ku pritet të fokusohet një kundërofensivë ukrainase, forcat ruse po kryejnë “operacione mbrojtëse në drejtimet Zaporizhzhia dhe Kherson” dhe kishin kryer një numër sulmesh ajrore.

Vendbanimet pranë vijave të frontit ishin granatuar gjithashtu, duke përfshirë 35 sulme ajrore dhe katër sulme nga MLRS [sistemet raketore] mbi pozicionet e trupave ukrainase dhe vendbanimet e rajonit Kherson.

Shtabi i Përgjithshëm pohoi gjithashtu se rusët po evakuonin civilët në qytetin Tokmak në rajonin e Zaporizhzhia në kushte të tmerrshme jetese.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme