Vetura supersportive arrin shpejtësi rekorde prej 455

Teknologji | 6 vite më parë

Dera e dytë që vetura Tuatara e thyen rekordin pasi në tetor të vitit të kaluar, në Las Vegas e kishte arritur shpejtësinë prej 532 kilometrash në orë. Sidoqoftë, ky rekord ishte vënë në dyshim.

Në përputhje me kriteret e rekordeve, Tuatara javën e kaluar e theu përsëri rekordin në Florida, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Shpejtësia mesatare e veturës në dy testime ishte 455 kilometra në orë, duke e thyer rekordin e vendosur tre vjet më parë nga vetura suedeze, Koenigsegg Agera RS, që e kishte arritur shpejtësinë prej 447 kilometrash në orë.

Tuatara është veturë që ka motor me fuqi prej 1.750 kuajsh fuqi, ndërsa rekordi i shpejtësisë së saj u vërtetua nga “Racelogic USA”. Ajo u përcoll gjatë testimit edhe me disa sisteme satelitore.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme