Zelensky mbërrin në Pragë, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Botë | 3 vite më parë

Presidenti ukrainas Zelensky ka zbarkuar në kryeqytetin çek Pragë si pjesë e një turi për të marrë mbështetje për anëtarësimin e vendit në NATO para samitit të Aleancës që do të mbahet javën e ardhshme.

Për këtë arsye, Ukraina po kërkon një sinjal të qartë nga NATO në samitin e 11-12 korrikut në Vilnius se mund t’i bashkohet aleancës ushtarake kur të përfundojë lufta.

“Vizita e presidentit ukrainas synon të jetë një shprehje vlerësimi për mbështetjen që Republika Çeke i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus dhe të sjellë siguri reciproke se kjo mbështetje do të vazhdojë”, shkruhet në njoftimin e zyrës së presidentit çek.

Në takim, presidentët pritet të koordinojnë qëndrimet e tyre përpara samitit të NATO-s në Vilnius, ku dhe do të diskutohet, ndër të tjera, për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme