Zgjaten edhe me tre muaj hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të zgjasë me tre muaj afatet e hetimit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, me argumentin se nevojiten veprime të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas organit të akuzës, hetimet janë ende në zhvillim dhe prokurorët po vijojnë mbledhjen e provave, analizimin e materialeve të administruara dhe kryerjen e veprimeve të tjera procedurale që konsiderohen të domosdoshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit.
Për vrasjen e gjyqtari Kalaja janë arrestuar dhe akuzuar Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi.
Sipas policisë, Shkambi ekzekutoi me tre plumba gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë Rakip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir. Pas tragjedisë autori u vu menjëherë në pranga nga policia.
30-vjeçari, hyri i armatosur në sallën e gjyqit dhe zbrazi armën ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja dhe dy personave të tjerë, pasi Kalaja dha vendimin. Shkambi, pasi ekzekutoi gjyqtarin iu tha autoriteteve se është vetë ai vrasësi. 30-vjeçari ka theksuar gjithashtu se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.
Ndërsa xhaxhai i tij, Gjon Shkambi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, si nxitës në ngjarjen e 6 tetorit 2025 në Gjykatën e Apelit.
Ai ishte në krah të nipit të tij kur hapi zjarr në sallën e gjyqit, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur palët kundështare në proces, Ragip e Ervis Kurtaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




