Zgjedhjet parlamentare/ Grekët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur deputetët e rinj

Grekët u janë drejtuar sot kutive të votimit për të ushtruar të drejtën e tyre të votës dhe për të zgjedhur qeverinë e re dhe 300 anëtarët e Parlamentit të ri.
Të drejtë vote kanë qytetarët që mbushin 17 vjeç brenda vitit 2023. Në bazë të listave zgjedhore forca e organit zgjedhor është 9.813.595 shtetas grekë nga të cilët 4.763.264 janë burra dhe 5.050.331 janë gra.
Pas përfundimit të procedurës, çdo përfaqësues transmeton rezultatin e ndarjes zgjedhore drejtpërdrejt në Ministrinë e Brendshme në mënyrë elektronike.
Në këtë mënyrë zvogëlohet ndjeshëm dalja e rezultateve. Sipas vlerësimeve të ekspertëve deri në orën 22:00 pritet që të jetë inkorporuar 80% – 90% e rezultateve zgjedhore në shkallë vendi.
Sipas sondazheve të fundit, në votime marrin pjesë 42 subjekte politike prej të cilëve në parlament do të hyjnë 4-8 formacione politike. Sondazhet kryesohen ndjeshëm nga Demokracia e Re e Qyriakos Mitcotaqisit i ndjekur nga Syriza e Aleksis Cipras dhe Pasok me në krye Niko Andrulaqis, transmeton Sky Grek.
Deri në orën 09:15 sipas orës lokale procesi ishte hapur në të gjithë qendrat e votimit. Ndërsa janë evidentuar vonesa në paraqitjen e disa anëtarëve të komisioneve zgjedhore, por Ministria e Brendshme njoftoi se janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




