Zhvillimi i turizmit në Përmet, nxitje për investimet familjare në këtë sektor
Gjithnjë e më shumë familjet përmetare po zgjedhin të investojnë në sektorin e turizmit, duke e kthyer këtë sektor në një mundësi reale zhvillimi për zonën.
Familja Kllapi në Përmet është një nga shembujt më domethënës, ku bashkëpunimi mes prindërve dhe dy djemve të rikthyer nga emigracioni po sjell standarde të reja në shërbim dhe akomodim.
“Kënaqësia me jashtëzakonshme është kjo që kemi bërë unë dhe familja ime që i kthyem fëmijët dhe i mblodhëm sëbashku. Them që edhe djemtë e tjerë të Përmetit të kthehen e të merren me punë në vendin e vet. Këtu më shumë kanë ardhur të huaj”, tha Ksenofon Kllapi Administrator.
Ndërkaq zonja Suzana vijon te ruaj traditën e gatimeve tradicionale.
“Unë bëj gatime tradicionale të familjes. Sa i përket ruajtjes së traditës, unë po jua jap dhe djemve”, tha zonja Suzana.
Me angazhimin e të gjithë familjes dhe me investimet e bërë në këtë biznes, Kllapët po krijojnë një model të qëndrueshëm të turizmit familjar në Përmet. Një histori që tregon se rikthimi, puna e përbashkët dhe mikpritja tradicionale mund të prodhojnë vlera reale për vizitorët vendas dhe të huaj.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





