Zjarr në zonën e Koxhasit, Shijak/ Bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një vatër zjarri është regjistruar sot në zonën e Koxhasit në Shijak, ku flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka nisur nga disa mbeturina, por flakët janë përhapur me shpejtësi në zonën përreth, duke krijuar shtëllunga të dendura tymi të dukshme në një sipërfaqe të gjerë, përfshirë edhe autostradën Durrës-Tiranë.

Forcat zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë. Në terren po punojnë njësitë e Shijakut dhe Durrësit, ndërsa janë angazhuar edhe 3 automjete zjarrfikëse nga Durrësi dhe 2 nga Tirana.

Ekipet po fokusohen në izolimin e zjarrit dhe shuarjen e flakëve.

Për shkak të situatës, aksi i autostradës Durrës-Tiranë është bllokuar përkohësisht për qarkullimin e automjeteve, për të lehtësuar punën e forcave të emergjencës dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje të tjera lidhur me shkakun e saktë apo dëmet e shkaktuara. Situata po monitorohet nga afër dhe do të jepen informacione të mëtejshme sapo të ketë zhvillime të reja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme