Zjarret në Greqi, forcat zjarrëfikëse ende nuk kanë mundur ti vënë nën kontroll

Për të 14-tën ditë radhazi, forcat zjarrëfikëse po përpiqen të vënë nën kontroll ferrin me të cilin po përballet krahina e Evros në verlindje të Greqisë.
Gjatë natës, ata u angazhuan në një betejë për të mos lejuar që flakët t’i afroheshin qytezës Soufli.
Sipas shërbimit zjarrëfikës, zjarri vijon të djegë tokat mes Giannoulit dhe Kornofolias, ndërsa Soufli dhe Protoklissi për momentin mund të konsiderohen zona të sigurta.
Këtë të premte, në operacion u angazhuan 586 forca zjarrëfikëse, 129 automjete të mbështetur nga gjashtë avionë dhe dy helikopterë.
Forcat zjarrëfikëse ndërkohë vijojnë operacionet në Parnitha në afërsi të kryeqytetit Athinë.
Zjarri që përfshiu Tsikraki në Farsala, në qendër të Greqisë, është vënë ndërkohë nën kontroll, ndërsa raportohet se situata në fshtain Korona në veri të vendit është përmirësuar.
Nën kontroll të pjesshëm janë vendosur edhe vatrat e zjarrit në Peloponez.
Por të enjten shpërthyen rreth 32 vatra të reja zjarri në pyje, ndërsa 68 të tjera ishin aktive në të gjithë vendin.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




