Zjarret pushtojnë ishullin grek, qindra zjarrfikës luftojnë me flakët në Kios të Greqisë

Greqi | 1 vit më parë

Qindra zjarrfikës po luftojnë për të kontrolluar zjarret në vende të ndryshme në ishullin grek të Kiosit për të tretën ditë pasi ishulli shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Rreth 444 zjarrfikës të ndihmuar nga tetë avionë janë vendosur në ishullin në Detin Egje verilindor për të përballuar zjarret që kanë shkatërruar sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe tokash bujqësore dhe kanë detyruar qindra fshatarë të evakuohen ditët e fundit.

Gjithashtu, autoritetet greke bënë të ditur se Kiosi është në mes të sezonit turistik dhe se duan të parandalojnë zjarret të arrijnë në zonat e famshme për prodhimin e mastihas, një rrëshirë natyrale e mbledhur nga pemët e mastikut.

Autoritetet lëshuan një alarmin sot duke këshilluar banorët e një fshati bregdetar në jugperëndim të qytetit të Kiosit, kryeqytetit të ishullit, të largohen ndërsa tymi i bardhë ngrihej mbi një plazh aty pranë.

“Nevojitet ende shumë punë për të vënë nën kontroll zjarret”, tha për Reuters një zyrtar i brigadës greke të zjarrfikësve, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Greqia, skaji më jugor i Evropës, shpesh goditet nga zjarret gjatë verave të saj të nxehta por autoritetet kanë fajësuar klimën që ndryshon me shpejtësi.

Athina ka paguar qindra miliona euro në dëme që lidhen me motin ekstrem për familjet dhe fermerët dhe për të azhurnuar pajisjet e zjarrfikësve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme