Zjarri shkrumbon banesën në Lushnjë, dyshohet për defekt në rrjetin elektrik

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një banesë në fshatin Krutje të Lushnjës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Flakët kanë shkrumbuar pothuajse plotësisht banesën, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë nën kontroll situatën dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth.

Sipas dyshimeve të para, shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik të banesës. Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të zjarrit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme