Zvicerani, operator turistik në Përmet – Historia e dashurisë së Tobi Gessler me Shqipërinë
Mes mikpritjes përmetare, takojmë një zviceran që nuk u kthye më në vendin e tij.
Tobi Gessler erdhi si turist, por dashuria për Shqipërinë e bëri të marrë ketë vendim. Sot, ai është një nga ata të huaj që përveç se quajnë vendin tonë “shtëpi” ndihmon të huajt që të zbulojnë thesaret natyrore dhe kulturore të vendit tonë.
“Po, është një eksperiencë shumë e bukur. Pak fillimi, por pastaj dashurohesh më Shqipërinë. Jam stabilizuar. Ndjehem shumë mirë, koha fluturon dhe pse jo 10-20 vite më shumë”, tha Tobi Gessler, operator turizmi.
Për të, përshtatja nuk ka qenë e vështirë, pasi siç thotë vetë, njerëzit këtu ia kanë bërë më të lehtë qëndrimin.
“Jemi të privilegjuar mendoj në Shqipëri sepse jeni popull i butë, me mikpritje. Për mua është eksperiencë e bukur. E shkruaj dhe gjuhën shqipe”, shtoi ai.
Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë të huaj si Tobi po zgjedhin Shqipërinë, jo vetëm për ta vizituar, por edhe për të jetuar e punuar këtu.
Gazetare: L. Koçiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





