100 mijë besimtarë në shesh, Papa Françesku mban meshën e shenjtë të Pashkës: Lutemi për paqe në Ukrainë

Nga Bazilika e Shën Pjetrit në Romë, para 100 mijë besimtarëve, Papa Françesku mbajti sot meshën e shenjtë të Pashkës katolike. Në fjalën e tij para besimtarëve, Papa bëri thirrje për paqe dhe dashuri mes popujve e kombeve, ndërsa nuk la pa përmendur edhe Ukrainën. Ai kërkoi që mendimet e besimtarëve të shkojnë për popullin ukrainas, teksa uroi që “drita e Pashkës të ndriçojë mendjet e popullit rus”
“Le të nxitojmë të rritemi në rrugën e besimit të ndërsjellë: besimin midis njerëzve, midis popujve dhe kombeve. Le të habitemi nga shpallja e lumtur e Pashkëve, nga drita që ndriçon errësirën në të cilat bota gjendet shumë shpesh e mbështjellë. Le të nxitojmë të kapërcejmë konfliktet dhe ndarjet dhe të hapim zemrat tona për ata që kanë më shumë nevojë. Le të nxitojmë të ecim në shtigjet e paqes dhe vëllazërisë. Mendoni para së gjithash për Ukrainën. Ndihmoni popullin e dashur ukrainas në rrugën e tyre drejt paqes dhe hidhni dritën e Pashkëve mbi popullin rus. Ngushëlloni të plagosurit dhe ata që kanë humbur të dashurit në luftë dhe lërini të burgosurit të kthehen të sigurt në familjet e tyre. Hapni zemrat e gjithë komunitetit ndërkombëtar për të punuar për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe të gjitha konflikteve që po përgjakojnë botën”, tha Papa.
Që nga fillimi i pushtimit rus, Papa Françesku nuk ka pushuar kurrë së bëri thirrje për një rrugë diplomatike për zgjidhjen e konfliktit dhe duke denoncuar rreziqet e riarmatimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




