Mbi 900 gramë kokainë për shitje pranë shkollave, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në afërsi të shkollave dhe ambienteve të frekuentuara nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë. Policia bën me dije se arrestimi i shtetasit me inicialet D. V. u krye në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”.
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Toyota Yaris”, në bulevardin “Nënë Tereza”, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 505.6 gramë kokainë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 397 gramë të tjera të së njëjtës lëndë narkotike. Në total, në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan mbi 900 gramë kokainë, një automjet dhe një telefon celular. Sipas policisë, lënda narkotike dyshohet se ishte siguruar me qëllim shitjen pranë shkollave dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë në Kamëz dhe Fushë-Krujë.
“Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”. Sekuestrohen mbi 900 gramë Kokainë, 1 automjet tip “Toyota Yaris”, dhe 1 celular. Lëvizte me lëndë narkotike, në automjet, për ta shitur në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë, vihet në pranga 34-vjeçari.
Në vijim të zbatimit të planeve të posaçme të masave për sigurinë në shkolla, si dhe në vijim të goditjeve ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve që tentojnë të depërtojnë te nxënësit dhe të rinjtë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, gjatë së cilës u arrestua në flagrancë shtetasi D. V., 34 vjeç.
Në automjetin që drejtonte ky shtetas, në bulevardin “Nënë Tereza”, u gjet një pako me 505.6 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, ndërsa në banesë iu gjetën 397 gramë të së njëjtës lëndë. Lënda narkotike dyshohet se ishte siguruar me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe ambienteve që tjera që frekuentohen nga të rinjtë, në Kamëz dhe Fushë Krujë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



